Një 58-vjeçar është arrestuar në qytetin e Kukësit. Policia thekson si i arrestuari ka goditur me grushte punonjësin e doganës në Morinë, për shkak të detyrës.
Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë doganierin. Në automjetin e tij u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.
I arrestuari është banues në fshatin Pobreg, Kukës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rastit. /abcnews.al