Goditja e grupit kriminal, tre shqiptarë të arrestuar, dalin pamjet

0
2

Dalin pamjet nga operacioni ndërkombëtar i koduar “Alba Tibus”.

Nga ky aksion, i finalizuar në Shqipëri dhe Itali, u godit grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë tre shqiptarë. Tre të arrestuarit, dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.