Goditja e Rusisë mbi Ukrainën, lëvizja urgjente e NATO-s

0
156

Ashpërsimi i luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë përgjatë orëve të fundit, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të NATO-s.

CNN raporton se Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent këtë të premte për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë. Në një deklaratë të lëshuar këtë të martën, NATO tha se takimi do të zhvillohet personalisht në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi do të drejtohet nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.