Goditja fatale/ Boksieri shqiptar bie pa ndjenja në tapet, vrapojnë mjekët, kundërshtari e hedh “KO” për pak sekonda

0
437

Nuk ka shkuar mirë ndeshja për boksierin Amarildo Vraja. Boskieri shqiptar ka rënë pa ndjenja për tokë që në raundin e parë duke shkaktuar panik në stadiumin “Air Albania”.

Kundërshtari bullgar Borislav Volev brenda pak sekondash në raundin e parë e ka hedhur KO boksierin shqiptar Amarildo Vrajën.

Vraja ka përfunduar në cep të ringut pa ndjenja, ndërsa falë ndihmës së menjëhershme nga mjekët ai është përmendur pak çaste me vonë. Vraja u përmend dhe u largua vetë nga ringu, i përlotur për një ndeshje ku shpresonte të bënte shumë më mirë, por që e mbylli pas pak sekondash