Prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Godolesh në njësinë administrative Labinot Fushe vuajnë mungësën e investimeve.
Problematika kryesore e tyre lidhet me infrastrukturën rrugore e cila është tejet e amortizuar dhe falë terrenit malor e rrezikshme për të levizur. Pavarësisht se kërkesat e banorëve për nderhyrje kanë qenë të shumta drejtuar bashkisë së Elbasanit deri më tani nuk është bërë asgjë duke I detyruar banorët e Godoleshit që të marrin iniciativën dhe të mbledhin fonde vetë në mënyrë që të rregullojnë rrugën.
Banorët shprehen se kjo është e vetmja zgjidhje që iu ka mbetur pasi situate dita ditës përkeqësohet dhe kjo po I dëmton edhe nga ana ekonomike. Edhe pse shuma e kontributit të tyre është minimale ata shpresojnë që t’ia dalin.
Duke qenë se zona njihet për kultivimin dhe tregëtimin e Qershisë tani që ka filluar sezoni i tyre rruga mbetet problem