Janë zhbllokuar shumë shpejt dy sfidat e fundit të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Vllaznia kryesuese po luan në Shkodër përballë Kukësit, takim që e ka zhbllokuar në minutën e katërt falë golit të Ismael Dunga.
Në “Elbasan Arena” po përballen Partizani dhe Skënderbeun. “Demat” e Ilir Dajës kanë kaluar në avantazh në minutën e shtatë. Jurgen Bardhi autori i golit dhe ekipi kryeqytetas në avantazh. /abcnews.al