
Champions League është gara e Cristiano Ronaldos. Deri më tani numëron 130 gola, më shumë se çdo futbollist në histori, Messi i dyti me 16.
CR7 është mbreti sa i përket golave dhe asisteve në UEFA Champions League.
Askush nuk ka shënuar apo asistuar më shumë se Cristiano Ronaldo në Evropë.
35-vjeçari i Juventusit numëron 130 gola në këtë garë të tij të preferuar, ku pesë herë e ka ngritur trofeun në qiell.
Ai ka lënë prapa Lionel Messin e Barcelonës, me 116 gola.

Ronaldo është edhe asistuesi më i mirë në Champions, me 40 asiste për gola, duke lënë prapa lojtarë si Messi, Giggs, Xavi e Di Maria, raporton Gazeta Express

