Golashënuesit më të mirë n’histori të Champions, Lewandowski e kalon Benzeman

0
207

Robert Lewandowski ka vazhduar me formën mbresëlënëse.

Sulmuesi i Bayern Munich e dërgoi dy herë topin në rrjetë në fitoren 4-1 të gjermanëve kundër Chelseat në “Allianz Arena”.

Me këto dy gola, ai ka shkuar në 66 finalizime në karrierë në Champions League, duke kaluar Karim Benzeman për t’u renditur në vendin e katër në listën e golashënuesve më të mirë në histori.

Lewa synon rekordin e Raul Gonzales, vendin e tretë – i cili e ka mbyllur karrierën me 71 gola.

Kurse vendi i parë dhe i dytë i takojnë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që janë shumë shumë para të tjerëve.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Champions me 130 gola, pastaj vjen Messi me 115 gola. /Gazeta Express/