Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

0
211

Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian.

UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për vetë golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Në ccdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Szczęsny i Juevntusit, i cili në fundin e pjesës së [parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur, saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.