Goli i mesfushorit kuqezi me Shqipërinë, Interi krenohet me Kristjan Asllanin

0
36

Shqipëria ia doli të merrte 3 pikë në Tbilisi në Gjeorgji, në ndeshjen e mbyllur 0-1. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e mesfushorit të Interit, Kristjan Asllani.

Ka qenë klubi zikaltër, që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke u krenuar me Asllani. 22-vjeçari kuqezi luajti minutat e plota me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa ndaj këtyre të fundit u vlerësua si një nga më të mirët

 

(BalkanWeb)