“Goli si ushqim për sulmuesin”, Sadiku: Jemi favoritë në letër, jam i bindur që do të bëjmë maksimumin

0
224

Futbollisti i Kombëtare, Armando Sadiku, doli ditën e sotme, në konferencën për shtyp në prag të 2 ndeshjeve ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. Bomberi kuqezi u rikthye pas një kohe të gjatë në ekipin Kombëtar, teksa u shpreh optimist për sa i përket situatës…

bandicam 2020-08-31 13-48-48-393

 

“Ndihem shumë mirë, është kënaqësi e madhe të veshësh bluzën e Kombëtares. Shpresoj të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin në këto 2 ndeshje.

Ambienti – Është i njëjti. Thjesht disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar akoma. Është ambient dhe grup shumë i mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto 2 ndeshje. Kualitetet brenda ekipit janë shumë të mira.

Mungesa e golit me Kombëtaren- Goli është si ushqim për sulmuesin. Kur shënoj e kam kryer detyrën time. Në ekipin Kombëtar, është një ndjenjë që çdo futbollist do ta përjetojë që të shënojë. Do të mundohem që të kthehem te goli dhe të ndihmoj ekipin.

Bjellorusia dhe Lituania – Ne duhet të shikojmë ekipin tonë. Duhet ta marrim ndeshjen shumë seriozisht që në minutat e para. Sot nuk ka asnjë ekip të dobët, për të arritur objektivin tonë që janë 3 pikët.

Do mundohem të jap më të mirën. Kam luajtur 36 ndeshje si asnjëherë në karrierën time. Në grumbullimet e tjera, nuk kam ardhur njëherë për arsye familjare njëherë për dëmtim. Gjithmonë do të jap më të mirën time për ekipin.

Këshilla nga Hamdi Salihi – Na ndihmon gjatë gjithë kohës në stërvitje. Nuk kemi pasur shumë kohë të flasim. Do kemi kohë të flasim, pse jo të na tregojë ndonjë sekret si t’i shënojmë Bjellorusisë.

Në letër jemi favoritë. Duhet ta marrim çdo ndeshje seriozisht. Kualitetet i kemi të shumta në ekip. I kemi të gjithë mundësitë të dalim të parë.

E ardhmja – Për momentin e mbylla kontratën me Levanten, jam lojtar i lirë. Jam i përqendruar në Kombëtare. Mbas grumbullimit do të vendosim ku do të vazhdoj karrierën”.

PANORAAMSPORT.AL