Gjiganti Google do të investojë një miliard dollarë gjatë tre viteve për të mbështetur botimin përmes partneriteteve me shtëpitë botuese në shkallë globale, njoftoi CEO Sundar Pichai në një postim në të cilin ai njofton lindjen e një produkti të ri, të quajtur “Google News Showcase”.
Ndryshe nga ‘’Google News’’, grumbulluesi i lajmeve në internet kundër të cilit botuesit kanë lëvizur vazhdimisht për të kërkuar që të shpërblehen për përmbajtjen e përdorur, tani kompania e Kalifornisë “do të paguajë botuesit për të krijuar dhe kuruar përmbajtje me cilësi të lartë për një lloj tjetër të përvojës së lajmeve në internet, “shpjegon Pichai.
‘’Botuesit do të zgjedhin se cilat lajme do të tregojnë dhe si ta bëjnë atë’’, shtoi ai.
‘’Google News Showcase’’ fillon sot në Brazil dhe Gjermani, përmes partneriteteve me realitete të ndryshme botuese përfshirë ”Der Spiegel” dhe ”Die Zeit”, dhe më pas zgjerohet në vendet e tjera. Afërsisht 200 marrëveshje janë nënshkruar tashmë në Gjermani, Brazil, Argjentinë, Kanada, Britanin e Madhe dhe Australi.
atsh