Grabiste varëset e floririt, arrestohet 32 vjeçari

0
2

Gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”.

Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.