Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Mjetet” për zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga një shkollë në Babrru, ndodhur pesë ditë më parë.
Si rezultat, u arrestua njëri prej autorëve, shtetasi E. N., 19 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorë, të moshave 14 dhe 17 vjeç, nxënës të shkollës, u proceduan në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Policia sekuestroi pajisjet e vjedhura, përfshirë kompjuterë, laptopë, monitorë dhe pajisje të tjera, të cilat ishin fshehur nga autorët.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.