Grabitën një banesë/ Arrestohen dy persona në Këlcyrë, mes tyre një i mitur

0
3

olicia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një banesë në Këlcyrë, tre ditë më parë.

Të arrestuarit janë një 22 vjeçar banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe sendet e vjedhura.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.