Grabitën tre banesa dhe një automjet, një i arrestuar në Vlorë, shpallen në kërkim dy “skifterët” e tjerë

0
2

Një persona është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Emanuel Brahimi, personi i cili ka përfunduar në pranga dhe Gentian Silaj dhe Masimiljano Zenunaj, dy të rinjtë e shpallur në kërkim, akuzohen për tre vjedhje banesash dhe një automjeti, në fshatin Fitore.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

 

 

DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës, vihet në pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëautore të dyshuara, për tre vjedhje banesash dhe një automjeti, në fshatin Fitore

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht:

U ndalua shtetasi:
• E. B., 31 vjeç, banues në Fitore.

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit:
• G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.