Grabitet argjendaria

0
453

Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për argjendarinë “Marsi”.

Sakaq, raportohet se hajduti ka marrë disa bizhuteri floriri që ndodheshin mbi tavolinë për shitje.

Ndërkohë, policia ka ngritur në vendgjarje një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Nga fotot, shihet se automjeti është tip “BMW” me ngjyrë të bardhë.

Autorët, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari.

Policia ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër./abcnews.al