Një banesë ka rënë pre e grabitjes në Durrës. Ka qenë një 53-vjeçar që ka bërë kallëzaimin në polici ku shprehet se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Durrës, se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.