Grabitet lepuri më i madh në botë, pronarja jep £1,000 shpërblim për kthimin

0
201

Një lepur,  i shpallur më i madhi në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Worcestershire, ka thënë policia.

Policia e West Mercia beson se lepuri gjigant kontinental i gjatë 129 cm, i quajtur Darius, u mor nga kopshti  brenda natës, të shtunën më 10 prill.

Lepuri hyri në  Rekordin Botëror Guinness në 2010 si më i madhi në llojon e tij.

Pronari e tij , Annette Edwards, ka ofruar një shpërblim prej 1,000 £ për kthimin e tij, duke thënë se ishte një “ditë shumë e trishtuar”.

Edwards kërkoi në Twitter për ata që morën Dariusin që “ju lutemi ta ktheni përsëri”, duke thënë se ai ishte shumë i moshuar për t’u shumuar tani.

Një zëdhënës i policisë West Mercia tha: “Ne po bëjmë thirrje për informacion pas vjedhjes së një lepuri fitues të çmimeve nga shtëpia e tij në Stoulton, Worcestershire.

“Besohet se lepuri gjigant kontinental u vodh nga kopshti i shtëpisë së pronares së tij  brenda natës të shtunën më 10 prill.”

Policia ka  kërkuar nga të gjithë që kanë informacione të kontaktojnë me rajonin policor, raporton The Guardian.

ora news