Një burrë nga Kansasi, i cili grabiti një bankë për t’u larguar nga gruaja e tij, është dënuar me gjashtë muaj arrest shtëpie si dënim për shkak të shëndetit të tij mendor.
LaWrence John Ripple, 70 vjeç, hyri në Bankën pikërisht poshtë rrugës në selinë e policisë në “Kansas City”, me një letër ku shkruante se kishte një armë dhe kërkonte kërkonte para.
Ai e kishte shkruar shënimin në shtëpi përpara gruas së tij, pasi i tha asaj se “më mirë do të ishte në burg sesa në shtëpi”.
Pasi punonjësi i bankës i dha atij gati 3,000 dollarë, Ripple priti në hollë derisa mbërriti policia.
Pasi u arrestua, ai shkroi përsëri një letër, ku tregoi se dëshironte që pjesën e mbetur të jetës më mirë ta kalonte në burg sesa në shtëpi me gruan e tij.
Si ndëshkim për të, ishte dënimi prej 6 muajsh me arrest shtëpie.
Ripple, në vitin 2015 kishte bërë një operacion në zemër, dhe që pas këtij operacioni ai filloi të vuante nga depresioni që, sipas avokatëve, nuk u diagnostikua.
Para grabitjes, ai jetoi një jetë normale, duke respektuar ligjin si bashkëshort dhe njerk i katër fëmijëve.