Gjykata vendos të mbajë me dyer të hapura procesin e Plumbit të Artë, ku është radha e avokatëve që t’i drejtojnë pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani
Dëshmitari u pyet për Gentian Sharrën dhe detaje për Talo Çelën:
Avokati : Gentian Sharrën nga e njihni?
Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Cela në 2010- 2011, sepse kishte një lokal pranë shtëpisë së Talos
Avokati: Si e keni njohur?
Nuredin Dumani: Çmontonte makina të vjedhura, vetë i kam çuar makina të vjedhura bashkë me Talon.
Avokati: A ka qenë ngjarja e parë me Gentian Sharrën
Dumani: Grabitje apo vjedhje
Avokati: Po vjedhja e parë
Dumani: Ishte makinë
Avokati: Po grabitje e ndonjë shtetasi
Dumani: Ka qenë grabitja që kemi kryer në Elbasan kemi grabitur një argjendar, kjo ka qenë e para. Ose ka qenë fundi i 2011 ose fillimi i i 2012.
Avokati: Si e identifikuat viktimën
Dumani: E kishte identifikuar Gentiani, ai ishte organizatori
Avokati: Çfarë ju tha Gentiani
Dumani: Ideja ishte që Talo dhe Gentiani do ishin duke pritur. Do ndodhte në një parkim, në një lagje të vjetër. Ai po shkonte tek makina ka patur një benz
Avokati: Ku ishte vendi ku do grabisnit?
Dumani: Në parking
Avokati: Si u planifikua
Dumani: E biseduam në shtëpinë e Talo Çelës
Avokati: Ku ndodhet shtëpia e tij
Dumani: Në afërsi të servisit të Gentian Sharrës
Avokati: Çfarë shtëpie është
Dumani: Dy katëshe me çati
Avokati : Portën e mbani mend
Dumani: Nuk ka patur portë atëherë
Avokati: A ka qenë e rrethuar shtëpia e Talos
Dumani: Në atë kohë jo
Avokati: Çfarë fiziku kishte viktima nëse e mbani mend
Dumani: I mbushur më i gjatë se unë
Avokati: Çfarë i morët
Dumani: Një çantë unë, një çantë Ilirian Feci, çantat ishin blu ose të zeza
Avokati: Çfarë kishte veshur viktima
Dumani: S’më kujtohet
Ndërhyn gjykata: Për çfarë janë të nevojshme këto pyetje
Avokati: Për të përcaktuar a ka qenë ky në vjedhje
Avokati: Çfarë kishin çantat
Dumani: Floriri kishte peshë tetë kg e 200 gramë dhe kishte ora
Top Channel