Grabitësit që morën më shumë se 10 milionë lekë nga kasaforta në fabrikën e përpunimit të Peshkut në Elbasan dyshohet të jenë nga zona e Elbasanit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ata dyshohet të jenë të përfshirë në të paktën 10-12 grabitje të tjera.
Ata mund kanë një argjendari në Librazhd, dy herë brenda një viti, si dhe banesën e një mjeku gjinekolog në po të njëjtin qytet.
Të njëjtat burime thonë se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Benz ML të bardhë e cila është përdorur prej tyre për të kryer edhe grabitje të tjera./abcnews.al