Dy automjete janë vjedhur natën e mbrëmshme në Lezhë. Ata ndodheshin të parkuar vetëm 20 metra larg njëra-tjetrës dhe sëbashku me automjetin që ka sjellë hajdutët janë larguar sëbashku përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Autorët kanë mundur të hapin shpejt dy automjetet, ndërsa një tjetër “Range Rover” ishte vjedhur pak ditë më parë po në qytetin e Lezhës.
Pavarësisht se kanë ecur në kolonë njeri me tjetrin, hajdutët nuk janë pikasur nga policia e cila ka gjetur gjurmë të tyre nga kamerat e sigurisë deri në Balldre. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të parë kamera të tjera përgjatë superstradës.
Hajdutët po gjurmojnë vetëm mjetet e reja ‘Range Rover’, të cilat në rastin e vjedhjes në Lezhë janë hapur dhe janë larguar për 30 sekonda. Autorët ishin dy, ndërsa një i tretë i priste me një tjetër automjet për t’u larguar nga Lezha.
Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e lagjes “Nënë Tereza” për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutët, të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.