Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi N. H., 58 vjeç, banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është dëmtuar pasi është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.