Xhensida është 8 vjeç dhe jeton me familjen e saj në fshatin Kërpicë, në Gramsh. Ajo ka lindur me skoliozë, një sëmundje që sjell deformimin e shtyllës kurrizore, dhe që me kohën rëndohet duke i vënë jetën në rrezik. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat familja e saj ndodhet, Xhensida e ka të pamundur të kurohet.
E vetmja shpresë e saj është një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. Koha nuk është në favorin e saj, pasi cdo ditë që kalon është një mundësi më pak për tu shëruar. Pas analizave dhe konsultave që ne zhvilluam me Xhensidën, një spital në Turqi na njoftoi se kjo ndërhyrje kushton 17 mijë euro.
E megjithatë Xhensida ka shpresë se ne do ta ndihmojmë tja dalë… Ajo shpreson tek unë, tek ti, tek të gjithë ne!
Mënyrat e dhurimit;
Gofundme: www.gofundme.com/f/historiaefundjaves
Paypal: [email protected]
Telefon: +355 67 606 0033
“Bamirësia nuk të varfëron”