Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike me doza të vogla në Gramsh.
“E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin”.– Informon policia lokale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.