Elbasan / Gramsh Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.
Kapet dhe ndalohet dhe një 30 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.
Elbasani flash