Gramsh/ Plas sherri gjatë natës brenda lokalit, lëndohet pronari, dy persona përfundojnë në spital

0
233

Një konflikt është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në një lokal në qytetin e Gramshit.

Burime bëjnë me dije për Elbasaniflash.al se sherri ka agravuar në dhunë mes dy personave të cilët kanë pasur njohje më herët me njëri – tjetrin.

Të njëjtat burime shpjegojnë se një prej personave që ka qenë pjesë e konfliktit, është pronari i lokalit ku ka ndodhur sherri. Të dy personat e përfshirë në sherr janë dërguar në spital, për të marrrë kujdes mjekësor.

Ndërkohë që sipas Policisë, e cila nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen, sherri mes të dyve ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Paraprakisht njëri prej personave thuhet se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia vijon proceduarat për këtë rast, ndërkohë që momentalisht asnjë prej personave nuk është ndaluar.

Elbasaniflash