Gramsh/ Zhduket një e mitur nga banesa, gjyshja denoncon në polici

0
3
Ardit Murataj

GRAMSH – Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se mbesa e saj 14-vjeçare është larguar nga banesa.

Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes, ndërsa rasti po trajtohet me prioritet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.