Gjashtë mjekë që duhet të kishin dalë në pension 5 vite më parë kanë mbetur specialistët e fundit në Spitalin e Gramshit.
Ata ofrojnë vetëm disa nga shërbimet e nevojshme për mbi 20 mijë banorët e Bashkisë.
“Duke qenë se janë mjekë në fushat e kirurgjisë, stomatologjisë, pediatrisë këta mjekë e ushtrojnë momentalisht funksionin e tyre në spitalin pranë drejtorisë së shërbimit spitalor në Gramsh.”
Për shërbimet që spitali lokal nuk i mundëson, banorët e Gramshit duhet të udhëtojnë të paktën deri në Elbasan.
Për ta do të thotë kosto e shtuar, por edhe rrezik për jetën.
“Patjetër që ka probleme shëndetësore, të gjitha rrethet me këtë spital.”
“Patjetër që është shqetësim, por zakonisht e kemi zgjidhur këto në Elbasan.”
Alarmi për mungesën e mjekëve specialistë në spitalin e Gramshit është ngritur që në vitin 2016.
Por që nga ajo kohë mbetet pa zgjidhje, pasi mjekët e rinj, siç pranojnë edhe drejtuesit e spitalit Gramsh nuk pranojnë të punojnë aty .
“Ata të cilët mbarojnë dhe shikojnë këto spitalet rajonale, spitalet me rëndësi dhe potencial.”
Mungesa e mjekëve është problem edhe në qendrat Shëndetësore të bashkisë Gramsh dhe deri më tani nuk i është dhënë zgjidhje.
ora tv