Granit Xhaka kërkon falje pas gabimit të sotëm

0
191

Gabimi i Granit Xhakës rezultoi me humbje të dy pikëve të rëndësishme për Arsenalin, që barazoi me Burnleyn me rezultat 1:1.

Mesfushori i Arsenalit, Xhaka ka reaguar pas atij gabimi duke kërkuar falje, shkruan Gazeta Express.

“Unë i mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i frustruar sa të gjithë ju” – shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook.Ai gjithashtu u vërshua nga komentet negative dhe sharjet e fansave. /Gazeta Express/