Grenell: Marrëveshja Kosovë-Serbi historike, Trump sugjeroi nënshkrimin ekonmik, më pas atë politik

0
216

Në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, i dërguari i posaçëm për mdialogun, Richard Grenell, tha se kjo ishte diçka historike.

Ai tha se bidesimet politike kishin ngecur prej vitesh, ndaj presidenti Trump kishte sugjeruar që fillimisht të kryhej një marrëveshje ekonomike.

Sipas Grenell, kjo formulë e përdorur pati sukses.

”Ishim në gjendje të kryenim këtë marrëveshje, duke shtyrë të dyja palët, ishte diçka historike. Bisedimet politike kishin ngecur prej vitesh, dhe ata janë grindur për të njëjtat gjera, fjalë. Ishte një makth. Ajo çka Trump më tha ishte: Po luftojnë politiksht për çdo gjë, pse mos të përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe dhe kreative? Pse mos të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje ekonomike në fillim, e mas pas atë politike? Kjo porovoi se ishta formula e suksesshme.”, tha Grenell.

ORA