Dhjetëra e-maile me kërcënime me bombë u dërguan mëngjesin e së mërkurës në shkollat në rajonin e Atikës në Greqi. Mesazhet kërcënuese paralajmërojnë vendosjen e lëndës plasëse në ambientet e brendshme te të paktën 35 shkolla.
Sipas informacioneve nga policia të gjithë kanë marrë të njëjtin email. Edhe pse vlerësohet se paralajmërimet për bombë janë të rremë, autoritetet policore u angazhuan menjëherë për kontrollin e godinave.
“Do ta transformojmë qytetet ju në rrënojat e Marawi-t. Ne do t’ju hedhim në erë siç bënë vëllezërit tanë në Paris. Ju na njihni si terroristë kur në fakt ju jeni duke luftuar kundër në ligjin tonë të drejtë. Ju jeni pushtuar nga e keqja.Vdekja ju pret me ne.” Raportohet se thuhet në email.
Prokuroria e Krimeve Elektronike po vijon hetimet për verifikimin e dërguesit të mesazheve elektronike, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit. Mediat vendase njoftojnë se dyshohet se dërguesi i emaileve është një haker rus.
/abcnews.al