Dy persona, shtetas shqiptar, të moshës 63 dhe 67 vjeç, janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Greqi, për shkak se kishin hyrë në një zonë ushtarake në Stacionin Detar të Salamis.
Dy personat u gjetën nga efektivët e policisë në gjendje të dehur, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza e spiunazhit.
Mediat greke nuk japin detaje në lidhje me identitetin e dy shqiptarëve të arrestuar, dhe as nëse ata persona jetonin në afërsi me bazën ushtarake ku u gjetën mbrëmjen e djeshme.