Greqi/ E *dhunuar nga 10 veta çdo natë për dy vjet, vajza nuk di cili është babai i fëmijës

0
115

Historia e trishtë e një 29 vjeçareje në Greqi është bërë publike në media.

Vajza është përdhunuar nga disa persona në fshatin Pirgos, Greqi, për dy vjet me rradhë.

Gjithçka ka nisur në vitin 2016 , kur vajza atëherë 22-vjeçe ka jetuar momente makthi nga duart e burrave, të cilët të maskuar me kapuç, e kanë dhunuar. Në fakt, si pasojë e përdhunimit të saj, e reja mbeti shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo solli në jetë një fëmijë që sot jeton në një institucion në Athinë .

“Më detyruan dhe shkova me 9-10 veta në natë. Kjo bëhej për 1-2 vjet, çdo natë. Unë u thashë atyre se nuk doja të shkoja. Më çuan edhe nëpër shtëpi e makina të tjera nëpër fshatra të ndryshme përreth… Nuk shihja se ku shkoja, sepse më kishin lidhur sytë… Më lidhnin duart dhe këmbët dhe as nuk e dija se çfarë ishin. Ata mbanin kapuç dhe doreza, kështu që unë nuk mund t’i shihja. Nuk i njihja fare” , pohon vajza.

Sipas gazetës “PATRIS”, e cila ka qenë në fshatin e vajzës dhe ka folur me të, autorët e kanë përdhunuar pasi i kanë dhënë pilula narkotike.

“Unë nuk paguhesha kur shkoja me to. Më kanë droguar që të jem me ta… Nuk i kam parë çfarë pilulash janë, më kanë futur në pije”, thotë ajo.

29-vjeçarja ka mbetur shtatzënë gjatë përdhunimit të saj. As sot ajo nuk e di se kush është babai i fëmijës. Sa i përket djalit të saj, fati i tij nuk dihet pasi spitali ku lindi në Athinë nuk ia dha kurrë.

“Kam pasur një djalë, e kam parë gjatë gjithë kohës kur ka qenë në spital por ma kanë hequr. Më mungon fëmija im, më vjen keq dhe qaj se nuk e kam me vete. E kuptoj pse nuk ma dhanë. Nuk e di kush është babai i fëmijës. E kam pasur të vështirë, kam kaluar shumë,” tha ajo .

Ajo që kërkon sot vajza 29-vjeçare është të mund të bëjë një jetë normale, të lërë pas jetën në fshat dhe të hapë një faqe të re në jetën e saj, larg gjithçkaje që e ka bërë të vuajë prej vitesh, raporton Protothema.gr.

“Dua të iki, nuk e duroj dot më fshatin. Unë kërkoj një jetë dhe një punë më të mirë. Dua të mbaroj shkollën, të marr diplomën dhe të largohem, ” tha ajo.