Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi.
Si pasojë e motit të keq raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.
Viktimat janë dy te moshuar 85 vjeç që kanë gjetur vdekje tragjike ne shtëepinë e tyre për shkak te fenomeneve te tejskajshme te motit.
Sipas grupeve të shpëtimit u gjetën te mbytur nga ujërat e rrëmbyera qe përmbyten disa fshatra.
Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.
Sipas kryebashkiakut te fshatit Vasiliko brenda disa orësh ujërat e lumit Lilas kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa fshatra.
Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi ka ende dhjetëra shtëpi ne te cilat uji ka mbuluar bodrumet apo katet e para.
Madje thuhet se ne fshatin Politika ka banorë qe ndodhen te izoluar ne tarracat e shtëpive te rrethuar nga uji qe ka përmbytur çdo gjë.
Ne pamjet e para qe bëjnë xhiron e media e vendase duket se rrugët dhe makinat janë mbuluar nga uji.
Top Channel