Greqia çel sezonin turistik më 1 korrik, ja 9 shtetet që do të ndalohen

0
283

Greqia do të çelë sezonin turistik më 1 korrik ku hyrja në pikat kufitare do të bëhet në bazën e një rregulloreje të re.

Çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi, me si dhe kontaktet.

Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare.

Në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.

Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Maqedonia e Veriut dhe ShBA.

Sezoni turistik do të jetë nën vëzhgimin e specialistëve epidemiologjikë, me ekipe speciale në ishuj, testime e kampione në rastet e duhura dhe klinika të posaçme e hotele karantinë në gatishmëri thuajse në të gjithë vendin.

Gjithashtu në pikat kufitare udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve anticovid. Në rast se rezultojnë pozitivë, ata do të karantinohen për 14 ditë.

Pergatiti: Elbasani flash.al

Burimi :Ora News