Greqia heq karantinën dhe hap kufijtë për turistët, zbulohen rregullat e reja

0
171

Duke filluar nga data 19 prill Greqia do të hapë kufirin për turistët e huaj në vend. Siç raportojnë mediat greke do të hiqet karantina dhe turistët duhet të tregojnë tek autoritetet certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid për të hyrë në tokën helene.

Vendimi i qeverisë greke përfshin vendet e BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, për e cila është tashmë në fuqi me marrëveshje dypalëshe.

Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet të premten për të miratuar këtë vendim, raporton Kathimerini, përcjell abcnews.al.

Kështu, nga e hëna udhëtarët nga BE plus këto pesë vendet e tjera do të jenë në gjendje të vijnë në Greqi përmes nëntë aeroporteve dhe menjëherë të bëjnë pushimet e tyre pa karantinë, gjithmonë me kusht që të kenë një certifikatë nga autoriteti kompetent i vendit të tyre për vaksinim ose test molekular negativ të 72 orëve të fundit.

Nëntë aeroportet në të cilat do të zbatohet kjo marrëveshje janë ato në Athinë , Selanik, Heraklion, Chania, Rodos, Kos, Mykonos, Santorini dy pikave kryesore kufitare.

Kujtohet që nga data 4 deri më 19 Prill, shtetasve të vendeve të treta përveç vendeve të Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes së Shengenit janë të ndaluara të hyjnë në Greqi. Linja ajrore përjashton pasagjerët që udhëtojnë për arsye thelbësore dhe banorët e përhershëm të 10 vendeve të mëposhtme: Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Tajlanda, Ruanda, Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia.

abcnews