Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë, shtetasit shqiptarë nuk mund të shkelin në territorin grek deri në këtë datë

0
206

Shteti ynë fqinj, Greqia ka njoftuar se do të nisë hapjen totale për turistët shumë shpejt, por duket se akoma vijon me procesin e bllokimit të kufirit kur bëhet fjalë për shtetasit shqiparë të cilët nuk kanë nënshtetësi greke.

Kjo është tashmë e disata herë që shtyhet afati për hapjen e kufirit me Shqipërinë, gjersa sipas tyre këto janë masa parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Sipas njoftimit më të fundit, deri në datën 14 maj dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme, ku hyrja drejt vendit tonë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.