Greqia mbyll ishullin e famshëm: 10 ditë karantinë

0
261

Greqia ka vendosur që të bllokojë për dhjetë ditë me radhë ishullin e Porosit pas zbulimit të 13 rasteve me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Sipas vendimit të autoriteteve, banorët e ishullit duhet të ndjekin disa masa strikte gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, mbyllen të gjithë tregjet publike, ndërsa nuk lejohet mbledhja në ambiente publike apo private të më shumë se 9 personave,

Urdhri ndalon uljen në një tavolinë restoranti të më shumë se 4 personave, ndërsa përjashtim bëhet vetëm nëse bëhet fjalë për familjarë të afërt, të cilët mund të ulen deri në 6 persona.

Gjithashtu, çdokush duhet të mbajë maske në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë.

Greqia ka një rritje të beftë të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit dhe autoritetet shohin si shkak për këtë dasmat si edhe aktivitetet e të rinjve, siç janë baret, restorantet, beach bar-et, etj.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet shqitare njoftuan për një ndryshim të regjimit të kalimit të udhëtarëve në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave kundër koronavirusit.

© SYRI.net