Greqia në alarm nga koronavirusi, bllokohet qyteti pranë Shqipërisë

0
463

Greqia po përballet me një valë të dytë infektimesh me koronavirus. Kozani, qyteti pranë Shqipërisë është zona e parë që futet në nivelin më të lartë të alarmit.

Nënkryetari i Bashkisë së Kozanit, Costas Kyriakidis, foli për një situatë të vështirë në Protothema, duke theksuar se “një muaj më parë nuk kishte asnjë shqetësim.

“Në 15 ditët e fundit kemi parë një problem me rritjen e rasteve”, ka thënë ai. Sipas tij, ky zhvillim është për shkak sepse masat nuk respektohen.

Së bashku dhe me besim tek ata që marrin vendime, besoj se për 14 ditë gjërat do të jenë më mirë, ” shtoi ai.

Ai, megjithatë, shprehu shqetësimin për vazhdimin e funksionimit të shkollave.  “Duhet të kishte pasur masa edhe në to, pasi është e mundur të merren mësime në internet, siç ishte bërë në periudhën e mëparshme. Meqenëse jemi në zonë të kuqe, ati gjithashtu duhej të mbylleshin “, tha ai.

Sipas autoriteteve në  Kozani ka 227 raste aktive dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e zonës, përcjell abcnews.al.