Greqia plan ushtarak me Serbinë: Jemi me ju, por kundër ndryshimit të kufijve

0
152

Greqia është kundër forcave centrifugale të cilat mund të dëshirojnë të rihartojnë rajonin tonë“. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë takimit në Athinë me homologun serb, Nikolas Selakoviç.

Ne diskutuam dhe jam veçanërisht i lumtur për këtë bashkëpunimin ushtarak mes nesh”, tha Nikos Dendias në deklaratat e përbashkëta me homologun e tij serb pas takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë.

Ai shtoi se do të informohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos për rezultatin e bisedës dhe shprehu besimin se ministritë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Greqisë dhe Serbisë do të bashkëpunojnë shumë ngushtë në të ardhmen e afërt. Pasi vuri në dukje se bashkëpunimi i dy vendeve në sektorin ushtarak ka mbetur prapa bashkëpunimit në sektorët e tjerë, ai shprehu bindjen se “mund të bëjmë më mirë në këtë sektor”.

Më tej, Nikos Dendias vuri në dukje se ka perspektiva të mëdha për energjinë, transportin dhe shumë mundësi të mëdha për rritjen e ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë shumëpalësh, me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit.

Dendias vuri në dukje se Greqia dhe Serbia ishin “gjithmonë në të njëjtën anë të argumentit historik“. Duke vazhduar në të njëjtën gjatësi vale, ministri i Jashtëm tha se Greqia edhe sot qëndron në krah të popullit serb për t’u bërë pjesë e pandashme e familjes evropiane, “sepse ne besojmë se ju jeni aty”./

Abcnews