Greqia po plaket, eksperti ngre alarmin: Populli helen do të tkurret me 9 milionë banorë

0
95

“Në vitin 2050 do të jemi më pak se 9 milionë banorë në Greqi”, ka thënë pedagogu grek i demografisë, Vyronas Kotzamanism i cili ka ngritur alarmin për tkurrje të popullsisë.

Pedagogu grek thotë se standardi i jetesës është rritur dukshëm në dekadat e fundit, fakt që ka bërë që çiftet të mendojnë dy herë para se të vendosin nëse do të bëjnë fëmijë ose jo.

Duke ditur koston dhe kushtet që duhet të ketë një fëmijë në ditët e sotme ata bëjnë pak fëmijë, ose fare, shkruan newsbeast.gr.

Gjithashtu pedagogu thotë se populli grek po plaket.

“Sot në 100 banorë në vendin tonë 22 janë mbi 65 vjeç, në vitin 2050 një e treta do të jetë mbi 65. Praktikisht do të thotë që popullsia në moshë pune do të ulet dhe do të kemi kosto më të larta për mirëmbajtjen, mbijetesën e mirë e të moshuarve, që nënkupton investime në fushën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies”, thotë pedagogu.

Për këtë arsye ai tha se shteti duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar tkurrjen e popullsisë.

Duhen marrë masa për të mbështetur fëmijën dhe familjen, në mënyrë që lindjet të mos ulen më tej dhe të rriten gradualisht, në planin afatmesëm dhe afatgjatë .

“Nëse nuk i bëjmë këto gjëra, popullsia jonë do të vazhdojë të bjerë pas vitit 2050, do të jemi një popullsi më e vjetër dhe do të kemi mungesë të fuqisë punëtore.”

/abcnewa.al/