Greqia ka lejuar fluturimet e udhëtarëve drejt vendit fqinjë për tre shtete si, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Por, që këta shtete të fluturojnë drejt Greqisë duhet të kenë me vete një test negativ të Covid-19, e cila të jetë bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek. Ndërkohë, të gjithë udhëtarët duhet të karantinohen të paktën një javë.
Gjithashtu një masë e tillë është marrë edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin helen.
Nga ana tjetër, për ata udhëtarë që testi i Covid-19 rezulton pozitiv duhet ti nënshtrohen një karantine prej 14 ditësh.
(E.H/Faxweb.al)