Një ekologe e njohur ruse ka vdekur prej pickimit të një grerëze të fshehur në një kuti kartoni të lëngut të frutave.
Alexandra Astavina, 39 vjeç u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Moskë pasi ishte pickuar në buzë nga grerëza, teksa kishte pirë direkt nga kutia e kartonit.
Gjatë momentin kur e pickoi grerëza, 38 vjeccarja ishte duke folur me një shoqe të sajën dhe po i tregonte incidentin që i kishte ndodhur.
Menjëherë pasi ato e mbyllën telefonin shoqja e saj u nis për te shtëpia e Alexandrës por ajo nuk po përgjigjej.
Shërbimet e emergjencës hynë me forcë në shtëpi dhe e gjetën Astavina të vdekur në divan.
Ato gjetën gjithashtu grerëzën që përpëlitej në tavolinë.
Autoritetet thanë se Astavina kishte vdekur nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga helmi i grerëzës.
Ora news