Gropa e madhe në buxhetin e Juventusit. 600 milionë euro humbje për 4 vjet

0
110

Në katër vitet e fundit, Juventusi ka humbur plot 612 milionë euro, shumë që nëse e krahasojme me shitjen e paketës së aksioneve të Milanit, është sa 50 % e vlerës me të cilën u ble klubi kuqezi.

Ky është një nga shkaqet e largimit të Andrea Agnellit dhe të gjithë zinxhirit drejtues të klubit torinez që duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me humbjet por edhe me çështjet ligjore sepse prokuroria ka zbuluar shumë shkelje në bilanc.

Në kurriz të klubit rëndojnë shumë pagat që kapin kuotën 300 milionë vetëm në sezonin 2017-2018. Pas ardhjes së Ronaldos, situata u rëndua edhe më shumë pasi në sezonin 2019-2020 Juve derdhi për pagat 398 milionë euro.

Vetëm CR7 për 4 sezone i kushtoi arkës së Juventusit plot 300 milionë ndërsa pandemia e rëndoi edhe më shumë gjendjen financiare të klubit më të titulluar të Italisë.