Gropa me ujë e pa ndriçim, lagjia “5 maj” në Elbasan pa asnjë rikonstruksion

0
246

Rruga e lagjes “5 maji” në Elbasan, një nga më të populluarat në këtë qytet është e pakalueshme për këmbësoret dhe automjetet.

Në këtë segment nuk është kryer asnjë rikonstruksion e për pasojë reshjet kane gërryer rrugën duke krijuar pellgje uji.

“Gjatë dimrit bëhet me ujë kjo rruga, nuk kalojmë dot këtu. Kemi shumë probleme në këtë rrugë.”

Banorët thonë se Bashkia e Elbasanit, e drejtuar nga Gledian Llatja, nuk u ka kthyer përgjigje.

“Kush e çan kokën që ta shtrojë këtë rrugë këtu? Vetëm çfarë kemi hedhur vetë disa gurë e mbeturina. Është shumë e vështirë.”

Nga autoritetet lokale marrin vetëm premtime.

“Kanë premtuar sa herë që bëhet fushatë, por ja siç e shihni.”

Veç gropave rruga nuk ka as ndriçim dhe as kontejnerë mbetjesh.

“Ndriçimi tek-tuk. Interesohen më shumë njerëzit e shtëpive se sa shteti. Për plehrat interesohem më shumë dhe kam vërejtje.”