Gropë thithëse parash/ Skandali me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, vizatimet në letër nuk përkojnë me punimet në terren, rrezikon të degradohet pa u inauguruar

0
94

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka sjellë sot një investigim për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ende e papërfunduar prej 13 vitesh.

Loti nr. 2 dhe problematikat që janë hasur aty, nuk janë të vetmet që raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka konstatuar gjatë inspektimit në terren.Raporti i Auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit

Loti 3, ka mungesë financimi, si pasojë e të cilit punimet janë pezulluar. Ky veprim shkakton vonesë në përfundimin jo vetëm të këtij loti, por për të gjithë projektin. Pasi e gjithë rruga nuk vihet në funksionim pa përfundimin e këtij loti, duke vënë në dyshim arritjen e objektivave të projektit dhe mos arritje të përfitimeve të parashikuara, por dhe rritje të mëtejshme të kostos së projektit si pasojë e degradimit të punimeve të realizuara gjatë gjithë segmentit të këtij loti, për shkak të ndërprerjes së tyre, të cilat deri më tani kapin vlerën prej 21.6 milionë USD”.

E thënë ndryshe sipas KLSH, mospërfundimi i lotit nr 3, mund të sjellë edhe degradimin e punimeve të kryera në këtë segment të rrugës deri më tani, që kapin një shifër të konsiderueshme.

Para, që nëse do ishin shfrytëzuar në mënyrën e duhur, sot mund të kishim një aks të ri të ngjashëm modern në infrastrukturë.

Por ndoshta, duke parë kostot marramendëse, pse jo dy apo edhe tre të tillë. Por kjo, jo vetëm që nuk ka ndodhur, por qeveria shqiptare, ashtu siç ka vepruar në rrugët e tjera, vazhdon të alokojë fonde dhe shtyjë pafundësisht premtimin për prerjen e shiritit të rrugës.