Gruaja bën për spital bashkëshortin/ La takim, por dërgoi dy persona që ta rrihnin, bie në pranga 33-vjeçarja

0
90

Një 33-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshortin.

Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.

Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

 

Top Channel