Gruaja bie aksidentalisht nga pallati . Humb jetën

0
515

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një grua ka rënë nga lartësia e një pallati, ku për pasojë ka humbur jetën.

Burime nga banorët e zonës bëjnë me dije për Fax News se gruaja ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, dyshohet aksidentalisht.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht edhe policia:

Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.